Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Opozita nuk ndalet deri në fitore
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës kundër qeverisë “Rama” sot në orën 19.00. Në një konferencë me gazetarët Berisha deklaroi se protesta është e vetmja rrugë për përballjen me kryeministrin Edi Rama. “Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë gjer në realizimin e qëllimit tonë. Shpallja jonë se jemi në kilometrin e fundit, shënon gjithashtu detyrimin tonë për ta përshkuar me çdo çmim dhe çdo kusht këtë kilometër gjer në fitore”, tha Berisha. Berisha shfrytëzoi komunikimin me gazetarët për të dënuar edhe vendimin e Gjykatës së Lartë që ndryshoi masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Kryetari i PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar presion mbi gjyqtarët për lirimin e saj nga arresti...
Burimi:
javanews.al