Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Mbahet sot protesta e 60-të kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët u grumbulluan fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi i radhës. Protesta vjen në ditën kur lëvizja antiqeveritare shënon dy muaj nga nisja e saj, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Gjatë këtyre javëve, protestuesit janë mbledhur çdo mbrëmje në Tiranë, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë.