Protestuesja: Rama na premtoi Evropën, por e vetmja derë që u hap ishte aeroporti dhe gomonia
Aktivistja Albina Ruko, gjatë fjalës së saj para protestuesve në Tiranë, deklaroi se protesta ka rikthyer shpresën dhe dinjitetin e qytetarëve. Ruko tha se kërkojnë ndryshim dhe se, sipas saj, në më pak se 60 ditë kanë arritur të mobilizojnë njerëzit kundër asaj që e cilësoi si keqqeverisje. “Na u deshën më pak se 60 ditë që t’i ngjallim shpresën këtij populli”, u shpreh ajo. Duke kritikuar largimin e të rinjve nga vendi, aktivistja tha se shumë shqiptarë janë detyruar të emigrojnë për shkak të mungesës së mundësive. Në përfundim, Ruko deklaroi se qytetarëve u është kthyer besimi për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri. “Shqipëria është e jona dhe kurrë e hajdutëve”, tha ajo. Protestuesja: E vërtetë është, revolucion kërkojmë,...
Burimi:
syri.net