A NUK DUHET T’U BESOJ SYVE TË MI?”/ Gazetarja e “Channel 4” sfidon Ramën për Zvërnecin

A NUK DUHET T’U BESOJ SYVE TË MI?”/ Gazetarja e “Channel 4” sfidon Ramën për Zvërnecin

Intervista e kryeministrit Edi Rama për britaniken “Channel 4” u kthye në një përballje të fortë mbi projektin e shumëdiskutuar në Zvërnec, ndërsa gazetarja e vuri në pikëpyetje versionin e qeverisë se punimet nuk kanë filluar ende. Rama këmbënguli se në zonë nuk ka nisur asnjë projekt ndërtimi, por vetëm punime paraprake, të nevojshme për vlerësimet mjedisore, gjeologjike dhe hidrologjike. Gazetarja, e cila deklaroi se kishte vizituar vetë Zvërnecin, e kundërshtoi drejtpërdrejt kryeministrin. “Unë shkova në Zvërnec dhe pashë vendin ku projekti kishte nisur dhe më pas ishte ndalur”, i tha ajo. Por Rama mohoi që gardhet, ndërhyrjet në terren dhe prania e mjeteve të rënda të përbënin nisjen e projektit. “Nuk është fillimi i projektit. Janë vetëm përgatitje për kryerjen e punimeve paraprake, përpara...