U raportua i vdekur/ Përdor heroinë dhe është mbartës i HIV, spitali jep detaje për gjendjen e 52-vjeçarit pas ndërhyrjes

U raportua i vdekur/ Përdor heroinë dhe është mbartës i HIV, spitali jep detaje për gjendjen e 52-vjeçarit pas ndërhyrjes

Spitali Rajonal i Durrësit ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një portal, sipas të cilit një pacient i trajtuar në këtë institucion kishte ndërruar jetë. Spitali sqaroi se informacioni ishte i pavërtetë dhe se pacienti vijon të jetë gjallë. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Artan Andoni, i cili është rikthyer në Shërbimin e Urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit dhe është marrë menjëherë nën kujdesin e mjekëve. Kirurgu Dr. Naim Mediu bëri me dije për mediat se pacienti ndodhet aktualisht në repartin e Terapisë Intensive dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas tij, ndërhyrja e dytë kirurgjikale ka përfunduar me sukses dhe Andoni po monitorohet nga stafi mjekësor. Mjeku deklaroi se, bazuar në ecurinë aktuale të pacientit, nuk priten komplikacione pas operacionit. Mësohet se ndërhyrja...