Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon përpara në mënyrë të njëanshme Reformën Territoriale, duke e cilësuar këtë një akt që shkon kundër interesit të qytetarëve. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protesta, duke e konsideruar reformën një çështje që prek drejtpërdrejt komunitetet në të gjithë vendin. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha tha se opozita e mbajti për rreth pesë orë Parlamentin të përqendruar te dy çështje kryesore: reforma territoriale dhe kërkesat e protestuesve jashtë Kuvendit, por sipas tij, mazhoranca tregoi se nuk mbron intersin e qytetarëve. Sipas tij, deputetët e mazhorancës nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesa të tjera. Berisha deklaroi se Partia Demokratike vendosi të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale pas kërkesave...