Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni me protestat kundër regjimit të Ramës

Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni me protestat kundër regjimit të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për shtyp këtë të martë, 28 korrik, nga ambientet e selisë blu. I pranishëm ishte dhe nënkryetari i kësaj force politike, Belind Këlliçi. Kryedemokrati dënoi dhunën e përdorur ndaj protestuesve një ditë më parë. Ai i cilësoi aktet e dhunës si dëshmi të “regjimit diktatorial”. “Dua të dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër çnjerëzore të përdorur dje kundër protestës. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël, me karroca, janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën. Janë agresuar dhe kërcënuar me jetë eksponentë të protestës vetëm e vetëm se po protestonin në mënyrën më paqësore. Aktet e dhunës çnjerëzore të ushtruara këto ditë ndaj protestuesve paqësorë, janë dëshmi e plotë e fytyrës...