Berisha sulmon Ramën pas intervistës në Channel 4: Gazetarja i çmontoi narrativën për Zvërnecin

Berisha sulmon Ramën pas intervistës në Channel 4: Gazetarja i çmontoi narrativën për Zvërnecin

Sali Berisha, Edi Rama në intervistë për Channel 4 TIRANË- Pas intervistës së kryeministrit të vendit, Edi Rama, në televizionin britanik Channel 4, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës, Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha është shprehur se Rama u vu në vështirësi nga pyetjet e gazetares Lindsey Hilsum, e cila, sipas tij, i “çmontoi narrativën” lidhur me projektin në Zvërnec. Kreu i demokratëve shkruan se Rama po mbijeton politikisht vetëm me gënjeshtra. “Kur nuk ke turp, thua çdo gjë dhe bën çdo gjë! Gazetarja e njohur e Channel 4, Lindsey Hilsum, ia çmonton në pak minuta narrativën Edi Ramës. Fillimisht, Rama pretendon se nuk ka asnjë projekt. Vetëm pak çaste më vonë, nis të flasë për vetë projektin. Një...