Berisha sqaron padinë për marrëveshjen me SHBA-në: E mbështesim plotësisht, në Kushtetuese kemi çuar procedurën e votimit dhe jo përmbajtjen!
Kreu i PD-së Sali Berisha nga selia blu iu përgjigj ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, duke thënë se PD nuk e ka çuar në kushtetuese marrëveshjen në vetvete, por për procedurën e përshpejtuar parlamentare përmes së cilës u votua ajo, me deputetë që nuk mundën ta lexojnë përmbajtjen e saj. “Absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për marrëveshjen. E mbështesim plotësisht. Mbështesim plotësisht kërkesën e Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve për çështjet e sigurisë. Koha i dha atij 100% të drejtë. Partia Demokratike qëndron si forcë politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, qëndron prapa çdo përpjekje për të mbushur detyrimet tona ndaj NATO-s. Por Edi Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese, për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të...
Burimi:
javanews.al