Berisha: Ripërtëritja e PD ka filluar, kryengritja paqësore është leva e Arkimedit për votën e lirë
Berisha: Ripërtëritja e PD ka filluar, kryengritja paqësore është leva e Arkimedit për votën e lirë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për gazetarët në fund të Kuvendit Kombëtar, deklaroi se procesi i ripërtëritjes së partisë ka nisur dhe do të shtrihet në të gjitha nivelet organizative, duke filluar nga seksionet bazë. ‘Ky Kuvend, me debatet dhe dokumentet e tij, përcakton si qëllim ripërtëritjen e Partisë Demokratike në kilometrin e saj të fundit, si kusht themelor për rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët dhe fitoren e opozitës,’ u shpreh Berisha. Kryedemokrati Sali Berisha u zotua përpara delegatëve se PD do të vijojë me përkushtim procesin e transformimit të brendshëm. ‘Me përkushtim të madh do të bëjmë gjithçka që përcaktimet dhe premtimet e...
Burimi:
sot.com.al