Berisha rikonfirmohet kryetar i PD-së me 37,341 vota pro, Vokshi: Procesi transparent

Berisha rikonfirmohet kryetar i PD-së me 37,341 vota pro, Vokshi: Procesi transparent

Partia Demokratike ka përmbyllur, më 23 maj, referendumin për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të selisë blu. Procesi i votimit u zhvillua me një kandidat të vetëm dhe u karakterizua nga pjesëmarrje e gjerë e anëtarëve të PD-së në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të shpallura nga komisioni, Berisha është rikonfirmuar kryetar me 37,341 vota pro nga gjithsej 39,441 pjesëmarrës. Në një komunikim për mediat, kryetarja e Komisionit të Organizimit, Albana Vokshi, bëri të ditur rezultatet paraprake:  “Sot, më 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike. Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e...