Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë
Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Ramanë podcast se Shqipëria është më afër se kurrë pranë integrimit në BE. Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu demokrat akuzoi kryeministrin se në “monologun e tij të së dielës” fshehu raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë. Sipas tij dokumenti i PE-së ngre shqetësime edhe për mungesën e rolit të parlamentit në procesin e integrimit, situatën e mediave, trajtimin e minoriteteve dhe nivelin e lartë të varfërisë tek fëmijët shqiptarë. “Raporti damkos zgjedhjet si një proces në të cilin linja mes institucioneve shtetërore e strukturave partiake u shua, vota u ble, financime të paligjshme. Ngrihet mungesa e rolit të parlamenti në procesin e integrimit ndërkohë që kërkohet të ketë...
Burimi:
javanews.al