Berisha: Rama nuk do pranojë asnjë kërkesë të protestës, ky është dallimi i madh mes nesh dhe atyre
Gjatë konferencës për shtyp në selinë e PD, kreu demokrat deklaroi gjithashtu duke komentuar protestën e madhe qyteza kundër qeverisë se, “Rama është i vendosur të mos pranojë asnjë kërkesë të protestës”. Klajdi Bodlli, Syri Televizion: Ditën e sotme ju bojkotuat seancën parlamentare, ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve vendosi që të shtyjë deri në muajin tetor afatin e komisionit për reformën zgjedhore. Ndërkohë kemi një ngërç tek komisioni për reformën territoriale dhe ditën e djeshme dy bashkëkryetarët, zoti Çuçi dhe zoti Mazniku nuk kanë gjetur gjuhën dhe le të themi është bllokuar puna në atë komision. A ka Partia Demokratike një platformë në lidhje me ndarjen e re territoriale, duke qenë se përfaqësuesit e Partisë Demokratike dje akuzuan Partinë Socialiste se po përpiqet që ta...
Burimi:
syri.net