Berisha: Rama mashtrin me “Diellën”, ministrja nuk ka as edhe një qelizë të vetme të urtësisë artificiale
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar shqiptarët me ministren e inteligjencës artificiale “Diella”. Berisha i mbështeti akuzat e tij mbi shkrimin e një eksperti amerikan i cili ka analizuar të dhënat e Diellës dhe pretendon se ajo është bosh dhe nuk ka asnjë qelizë të inteligjencës artificiale. “Falë një eksperti më të shquar të fushës ndërkombëtar, Patrick Quirk, i cili i ka kushtuar ditë dhe javë të tëra zbërthimit një për një të Diellës, ai nxjerr se ministrja Diella nuk ka absolutisht as edhe një qelizë të vetme të urtësisë artificiale. Zero! Se është një avatar pa asnjë atribut për korrupsionin, pa asnjë ndërfaqe, etj, etj”, tha Berisha. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama që...
Burimi:
vizionplus.tv