Berisha: Rama ka vendosur kudo kamera robotike. Survejim i qytetarëve si në komunizëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje, ku pretendon se tregojnë përdorimin e kamerave robotike për monitorimin e qytetarëve që marrin pjesë në protesta. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një sistem të gjerë survejimi, që sipas tij i ngjan praktikave të përdorura gjatë regjimit komunist. “Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste. Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në...
Burimi:
javanews.al