Berisha përshëndet protestën, por kundërshton ata që i kërkojnë largimin nga politika

Berisha përshëndet protestën, por kundërshton ata që i kërkojnë largimin nga politika

Kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti protestat ne Tirane ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë thirrjen e tyre dhe të japë dorëheqjen. “Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij. Dje, Evropa dhe botë dëgjoi më fuqishëm se kurrë zërin e shqiptarëve jo vetëm në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, por dhe në metropolet kryesore të Evropës dhe sot në SHBA shqiptarët protestojnë pranë përfaqësive të narkokratit Edi Rama”, tha Berisha. Megjithëse thirrja e protestuesve në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit është që edhe Berisha të largohet, ky i fundit këto i konsideron zëra që i bëjnë opozitë opozitës. “Nuk janë qytetarët ata. Ata janë opozitarët e opozitarëve. S’kanë asgjë të përbashkët me qytetarët. Janë thjesht vegla të Edi Ramës...