Berisha përkujton Skënderbeun dhe sulmon qeverinë nga Kruja: Rama është Hamzai
Sali Berisha ngjiti malin e Krujës për të përkujtuar ditën e lindjes së Skënderbeut. Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën se i ka shkaktuar dëme Shqipërisë më shumë se të gjithë pushtetuesit ndër vite. I frymëzuar nga Gjergj Kastrioti, Sali Berisha ftoi demokratët të vijojnë betejën për largimin e Edi Ramës. “A nuk është ky një Ballaban, një Hamza? Çfarë mund t’i thuhet këtij? Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim. Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi. Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo!Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar. Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të...
Burimi:
opinion.al