Dy shushunjat e mikrokredive arkëtuan 55 milionë euro nga interesat vitin e kaluar
Dy kompanitë e mikrokredive, të cilat aplikojnë interesat më të larta në treg, fituan 11 milionë euro neto vitin e kaluar. ECFA, që për publikun e gjerë njihet si Kredo, regjistroi një fitim neto pas taksave prej 593.2 milionë lekësh ose 6.3 milionë euro, ndërsa Iute raportoi 421.8 milionë lekë fitim pas taksave. Modeli i biznesit të kredive me interesa të shtrenjtë vazhdon normalisht pavarësisht skandaleve të shumta të këtij tregu, të cilat kulmuan dy vite më parë me shpërthimin e skemës MCA. Pas shpërthimit të skandalit, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë disa herë për të ulur interesat maksimale që këto kompani ngarkojnë mbi huamarrësit e tyre. Në vendimin më të fundit, interesi maksimal mbi kredinë konsumatore u kufizua në 51.3 për qind, çka mbetet...
Burimi:
sot.com.al