A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

A do të sekuestrohet avioni i Ermal Beqirit? Kreu i SPAK: Kemi bërë kërkesë për gjithë pasuritë e tij

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se procesi për sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirit në Francë është në zhvillim e sipër. I pyetur nëse është kërkuar sekuestrimi i avionit që drejtohej nga Beqiri, për të cilin është raportuar se ishte në pronësi të tij, Braho tha se kërkesa lidhet me të gjitha pasuritë që posedon personi nën hetim në atë shtet. “Është një proces në zhvillim e sipër. Njoftimi do të dalë së shpejti. Kemi kërkuar të sekuestrohet çdo pasuri që posedon personi në fjalë në këtë shtet. Nuk ka thjesht avionë, por ka edhe pasuri të tjera”, u shpreh Braho. I pyetur nëse SPAK kishte dijeni për vendndodhjen e tij para ndalimit, Braho sqaroi se procedurat ishin ndjekur në bashkëpunim me autoritetet franceze...