Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Ramës!

Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Ramës!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD e mbështet plotësisht marrëveshjen dhe kërkesën e presidentit Trump. Gjatë një konference per mediat, Berisha u shpreh se PD nuk ka dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Edi Ramës. Sipas tij, Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese dhe për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. Lideri i opozitës shtoi se kryetari i Parlamentit urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues. Berisha: Dua të sqaroj opinionin. Opozita në Shqipëri është në një dhunim konstant të të drejtave të saj kushtetuese. Dhe kjo është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Kjo është e sanksionuar në dokumente ndërkombëtare.Edhe njëherë dua të qartësoj, absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim...