Berisha fton demokratët t’i bashkohen protestave: Përfaqësojnë sakrificën e vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për vijimin e mbështetjes ndaj protestave qytetare që zhvillohen në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Berisha i cilësoi protestat si një lëvizje qytetare me pjesëmarrje të gjerë dhe u kërkoi mbështetësve të Partisë Demokratike, si edhe qytetarëve të tjerë, të vazhdojnë të jenë pjesë e tyre. Sipas kreut të PD-së, protestuesit përfaqësojnë, sipas tij, kërkesën për liri, dinjitet dhe ndryshim. Ai tha se tubimet janë një shprehje e angazhimit qytetar dhe i ftoi shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, t’i mbështesin ato. “Gjithashtu, duke përshëndetur protestën qytetare popullore për suksesin e saj të jashtëzakonshëm si lëvizja qytetare më e fuqishme dhe jetëgjatë e kontinentit, si lëvizja qytetare në të cilën çdo i ri dhe çdo qytetar...
Burimi:
ntv.al