Avokati britanik i Veliajt: Kemi nisur përgatitjet për ankimimin në Strasburg

Avokati britanik i Veliajt: Kemi nisur përgatitjet për ankimimin në Strasburg

Avokati Ben Brandon, i cili ushtron profesionin në Londër, qartësoi sot publikisht se së bashku me kolegun e tij, po ashtu britanik, përfaqëson kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se janë përfaqësuesit ligjorë ndërkombëtarë të Veliajt dhe se e kuptojnë që kjo është një çështje me rëndësi të madhe për Shqipërinë. Sipas tij, ata ndodhen në vend për të asistuar Veliajn në aplikimin e tij drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. “Ne jemi përfaqësuesit ligjorë ndërkombëtarë të zotit Veliaj. E kuptojmë që kjo është një çështje me rëndësi të madhe për vendin tuaj. Jemi këtu për ta asistuar zotin Veliaj në aplikimin e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg”,- tha avokati britanik. Brandon u shpreh se...