Berisha për arrestimin e Ilir Shtufit dhe aksionin e SPAK: Dolën emrat e biznesmenëve por jo të qeveritarëve

Berisha për arrestimin e Ilir Shtufit dhe aksionin e SPAK: Dolën emrat e biznesmenëve por jo të qeveritarëve

Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot aksionin e SPAK ku u lëshuan mbi 20 urdhër arreste që preknin elitën ekonomike të biznesit dhe ndërtimit në kryeqytet. Në daljen e përjavshme para GJKKO, ku Berisha paraqitet për zbatimin e masës "detyrim paraqitje", kreu i PD tha se dosja e SPAK konfirmoi "takimin e Arubës", por sipas tij SPAK nuk nxjerr emrat e politikanëve të përfshirë por vetëm të biznesmenëve.  Sali Berisha: Por sot unë dua të informoj shqiptarët se çfarë mercenarësh të pushtetit ka kjo ndërtesë. Prej 3 vitesh, shqiptarët dëgjojnë dhe kanë dëgjuar takimin famëzi në Aruba të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me bosët e karteleve të drogës. Prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari...