Berisha: PD vjen si një parti e pamposhtur, me mbi 400 protesta në tre vite

Berisha: PD vjen si një parti e pamposhtur, me mbi 400 protesta në tre vite

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha u shpreh se partia po vijon misionin e saj për rotacionin politik. Në fjalën e tij hapëse, ai u shpreh se PD vjen si një parti e pamposhtur, që ka organizuar mbi 400 protesta në tre vite. “PD vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik. Ndaj le tu shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën,ndër më të egrat dhe të shëmtuarat në Europë dhe në botë. Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës,...