Berisha: “OK” kufizimit të mandatit, jemi gati ta votojmë në Parlament kërkesën e protestuesve
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përsëriti se mbështet kërkesat e protestuesve duke nisur nga largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike. Por në konferencën me gazetarët Berisha specifikoi se mbështet edhe kërkesën e tyre që kryeministrit të qëndrojë në detyrë vetëm dy mandate gjatë gjithë jetës politike të një individi “Kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate. Partia Demokratike është plotësisht dakord. Plotësisht dakord! Që nesër është e gatshme të votojë në parlament dhe të bëjë thirrje qytetarëve të votojnë për një masë të tillë. Pse? Pse kjo? Sepse u bë e qartë se Edi Rama nuk lejon rotacionin e pushtetit. Nuk lejon”, tha Berisha. Në një rast hipotetik nëse Kushtetuta ndryshohet për të vendosur kufizimin e mandateve për Kryeministrin...
Burimi:
vizionplus.tv