“Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot dhe as kurrë”, Salianji: Çdo ditë që qëndron në krye, humbje për…

“Berisha nuk e sjell dot PD në pushtet, as sot dhe as kurrë”, Salianji: Çdo ditë që qëndron në krye, humbje për…

Ish-deputeti Ervin Salianji ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me mbështetësit, duke deklaruar se PD ndodhet në një moment kritik dhe se lidershipi aktual nuk është më zgjidhje për rikthimin e partisë në pushtet. Salianji u shpreh se opozita nuk mund të kërkojë ndryshim për Shqipërinë pa reflektuar fillimisht brenda vetes. “E vërteta është e thjeshtë, kjo parti nuk vazhdon dot më kështu. Nuk pretendojmë dot ndryshim për Shqipërinë kur nuk ndryshojmë dot veten”, deklaroi ai. Sipas tij, Partia Demokratike po përballet me një krizë të thellë besimi, ndërsa qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë, por nuk mbështesin drejtimin aktual të PD-së. “Shqiptarët janë të pakënaqur me qeverinë dhe Edi Ramën, por në të njëjtat sondazhe nuk mbështesin...