Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim në forum problematikat e Shqipërisë, kërcënojnë edhe sigurinë në rajon
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Zagrebi lidhur me forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, ku tha se do të paraqesë problematikat e Shqipërisë. Pyetje: Z. Berisha, një forum 3-ditor i cili ka një rëndësi shumë të madhe, cili do të jetë le të themi qëndrimi juaj dhe i Partisë Demokratike dhe ku do të jetë pikësynimi i gjithë mesazhit tuaj dhe i opozitës? Sali Berisha: Po, ky është forumi i IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatës që grupon partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta të të gjithë botës. Organizatë e cila ka si parti kryesore udhëheqëse, Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partia më influente. Ndërkohë, presidenti i saj është një nga ish-kryeministrat më të shkëlqyer të Kanadasë,...
Burimi:
javanews.al