Berisha mbledh 71 të rinjtë e zgjedhur në Këshillin Kombëtar: Vektor për ripërtëritjen e vendit dhe PD-së

Berisha mbledh 71 të rinjtë e zgjedhur në Këshillin Kombëtar: Vektor për ripërtëritjen e vendit dhe PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me 71 të rinjtë e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së. Gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz, Berisha u ndal te roli dhe misioni i këtyrë të rinjve në ripërtëritjen e partisë. Berisha u shpreh se ky grupim i politikanëve të rinj do t’i shërbeje jo vetëm PD-së, por edhe vendit, si një vektor që do t’i çojë përpara. “Kjo audiencë është e vetmja e shpresës. Kjo edhe për partinë, por edhe për vendin. Pyes veten sesi ndodhi që u dyfishuan emrat? Kjo ndodhi si një domosdoshmëri absolute për të ripërtërirë partinë. Kuvendi kombëtar ishte për “Ripërtëritje”. Nuk ka vektorë të këtij procesi më shumë sesa ju. Ju jeni vizioni,...