Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm me shqetësimet e paraqitura nga tubuesit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se mbështet kërkesat e prezantuara nga protestuesit një ditë më parë. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se demokratët janë në protestë me qytetarët dhe se deputetët, nga ana tjetër, do të bëjnë gjithçka për të plotësuar kërkesat e tyre. “ Kërkesat e paraqitura dje u garantojnë protestuesve se do të konsiderohen me seriozitetin më të madh, si në aktivitetin tonë direkt kombëtar, ashtu edhe në aktivitetin tonë ndërkombëtar. Dua të theksoj këtu se ne, në të gjitha lidhjet tona dhe aktivitetet ndërkombëtare, kemi mbrojtur kauzën e drejtë të protestuesve. Jemi të gatshëm t’i trajtojmë me seriozitetin më të madh dhe insistojmë që Parlamenti të ndërpresë çdo lloj aktiviteti tjetër dhe të merret me trajtimin e kërkesave...
Burimi:
vizionplus.tv