Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin për Dadon: Gjykata nuk shqyrtoi në themel padinë për emërimin si prokuror
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror. Në njoftimin e tij, Veliaj pretendon se në momentin e emërimit, në vitin 2008, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe, sipas padisë, nuk plotësonte kriteret ligjore për emërimin si prokuror. Veliaj kundërshton faktin që gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar nëse akti i emërimit ishte apo jo absolutisht i pavlefshëm. Sipas tij, një pretendim i tillë duhet të verifikohet nga gjykata edhe kryesisht, pasi bëhet fjalë për formën më të rëndë të paligjshmërisë së një akti...
Burimi:
javanews.al