Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë dhe i’a dorëzon privatit, rast unik në botë

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë dhe i’a dorëzon privatit, rast unik në botë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me grupin parlamentar, ku kritikoi ashpër politikat e qeverisë për mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka qenë kundërshtare e të gjitha ligjeve që, sipas tij, kanë dëmtuar mjedisin dhe trashëgiminë kulturore gjatë qeverisjes së Edi Rama. Ai u ndal veçanërisht te ligji për Butrintin dhe zonat e mbrojtura, duke e cilësuar atë si një ndër goditjet më të rënda ndaj pasurive kombëtare. Sipas Berishës, ligji special për Butrintin ndau qytetin arkeologjik nga pjesa natyrore e parkut, me synimin për të favorizuar interesa të caktuara. Ai theksoi se ligji “i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë dhe ia dorëzon privatit”, duke e cilësuar këtë si një rast unik në botë....