Berisha kundër marrëveshjes historike me SHBA, Meçe: “Dirigjohet” nga padronët e tij jashtë Shqipërisë

Berisha kundër marrëveshjes historike me SHBA, Meçe: “Dirigjohet” nga padronët e tij jashtë Shqipërisë

Shqipëria forcon mburojën e saj të sigurisë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Kuvendi miratoi marrëveshjen historike të huasë prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Një marrëveshje kjo, e cila sipas mazhorancës vulos partneritetin strategjik me SHBA dhe angazhimin e Shqipërisë në NATO. Partia Socialiste e votoi këtë marrëveshje me 74 vota pro, ndërsa partia e Sali Berishës bojkotoi seancën plenare në të cilën ishte lajmëruar votimi i një marrëveshjeje me aleatin strategjik të Shqipërisë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Analisti Arben Meçe i ftuar në një emision televiziv theksoi se ky qëndrim i Sali Berishës është i dirigjuar nga padronët e tij, që janë jashtë Shqipërisë. Sipas tij, Berisha sot tregoi se merr...