Berisha komenton raportin e PE: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

Berisha komenton raportin e PE: Zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet

Kreu i PD-së Sali Berisha sot në 5 maj mbajti një konferencë për mediet, ku diskutoi një sërë çështjesh politike. Komentoi raportin e Parlamentit Europian, që theksoi se është objektiv. Sipas tij, në raport thuhet se janë shuar linjat mes institucioneve publike dhe atyre partiake. Për Berishën, kjo do të thotë se zgjedhjet janë zhvilluar në kushtet e partisë-shtet. “Raporti thekson keqpërdorimin e burimeve administrative, shuarjen e linjave mes institucioneve shtetërore dhe atyre partiake. Kur shuhen linjat mes institucioneve publike dhe atyre partiake nuk ka më zgjedhje. Këto rreshta flasin për mbarë botën. Raporti flet për faktin se në Shqipëri zgjedhjet u mbajtën në kushtet e parties-shtet. Në raport nënvizohet se ligjet nuk duhet të jenë vetëm të shkruara, por duhet që të zbatohen. Në raport...