Berisha: Integrimi në BE është marrë peng nga “narkodiktatura” që drejton Shqipërinë

Berisha: Integrimi në BE është marrë peng nga “narkodiktatura” që drejton Shqipërinë

Kredemokrati Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po mban peng integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas Berishës vendin po e drejton “një organizatë kriminale”, që s’ka asnjë interes përveç të ardhmes së saj dhe fëmijëve të tyre. “Çdo ditë e më shumë bëhet botërisht e qartë se Edi Rama është një gangrenë siç shprehet sot një publicist i mirënjohur për të, Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë. Në këtë kuadër, mendoj se opozita në kushte të një narkodiktature, po qëndron fuqishëm si zëri i vërtetë i shqiptarëve që besojnë tek vlerat e lirisë, që shpresojnë të kenë një të ardhme që meritojnë dhe këtë të ardhme më të mirë është e ardhmja në BE. Nuk ka projekt më të...