“Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit”, Klosi: Ja pse u vra Azem Hajdari

“Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit”, Klosi: Ja pse u vra Azem Hajdari

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka bërë një analizë të sigurisë në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk përballet me rrezik të lartë nga terrorizmi, por nga krimi i organizuar në rritje. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Klosi u shpreh se, ndryshe nga e kaluara, sot grupet kriminale janë më të sofistikuara dhe me më shumë burime financiare. Ai u ndal edhe tek vrasja e Azem Hajdarit, duke nënvizuar se e përdori më shumë PD, që ishte partia e tij, se sa pala tjetër. Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi: Shërbimi atëherë ishte i hapur, dilte policia, dilte shtypi. Sot është më e vështirë nëse ka gjëra të tilla. Shohim sulmet kibernetike. Ata që marrin për detyrë për të eliminuar një njeri...