Berisha: Fitojmë vetëm me protesta! Kreu demokrat sulmon sërish Salianjin: PD s’mund të pranojë bashkëpunëtorë të krimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfrytëzoi një bashkëbisedim në rrjetet sociale për të theksuar se aksioni kryesor i opozitës do të jenë protestat. Sipas Berishës këto protesta kanë pasur efekt pasi u kanë treguar partnerëve ndërkombëtarë se shqiptarët reagojnë kundër korrupsionit. Berisha përsëriti vendimin e tij për vazhdimin e tubimeve kundër qeverisë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. “Çështja Balluku nuk u mbyll për ne dhe ne jemi në këmbë deri në largimin e Edi Rakmës”, tha Berisha. Të shtunën e ardhshme Sali Berisha do të kërkojë mbështetjen e demokratëve si kandidati i vetëm për postin e kryetarit të PD. Berisha shpjegoi se gara është legjitime edhe pse ai nuk ka rival përballë, duke deklaruar se në shumicën e partive në botë, kur...
Burimi:
vizionplus.tv