Berisha falënderon protestuesit: Shqiptarët u janë përjetë mirënjohës për këtë sakrificë!
Berisha falënderon protestuesit: Shqiptarët u janë përjetë mirënjohës për këtë sakrificë! Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, falënderoi protestuesit e 8 Majit. Ai tha se shqiptarët u janë përjetë mirënjohës për këtë sakrificë që ne do ta vazhdojmë gjer në largimin përfundimtar të kësaj të keqe të madhe. Berisha: Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta, të gjithë ju që na ndiqni në rrjetet sociale. Së pari, dëshiroj të përulem me nderimin më të madh para atyre dhjetëra mijëra që u bashkuan dje në rrugët dhe sheshet e Tiranës në një kryengritje madhështore për të mbrojtur nderin, dinjitetin e çdo shqiptari. Për të mbrojtur ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, integrimin në Europë. Për të mbrojtur të ardhmen e tyre...
Burimi:
sot.com.al