“Berisha e kupton edhe vetë që është qesharak”, Beqiri: Zgjedhjet në PD farsë, është katandisur si “kal i ngordhur”
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se ‘zgjedhjet’ për kreun e PD-së, të cilën ai e cilësoi si një farsë, i shërbejnë Berishën për të ‘ligjëruar’ fakton që qëndron në krye të kësaj force politike. Beqiri tha gjatë një interviste në Report Tv se asnjëherë në PD nuk ka pasur garë reale, pasi sipas tij, Sali Berisha nuk e ka lejuar një proces të tillë. “Ai e donte këtë farsë për të ‘ligjëruar’ faktin që unë jam kryetar i PD-së, unë jam shefi i opozitës. Asnjëherë nuk janë bërë zgjedhje tamam në këtë parti. Edhe ajo që ishte garë reale dhe që u mendua se do të kishte një ndryshim pozitiv në PD, dhe që u vu përballë nga njëra anë Saliu, i cili vuri Lulzim Bashën kur...
Burimi:
javanews.al