Beleri: Qeveria po luan me tokat e himarjotëve,  po përdor regjistrimin e pronave për t’u hapur rrugë oligarkëve

Beleri: Qeveria po luan me tokat e himarjotëve, po përdor regjistrimin e pronave për t’u hapur rrugë oligarkëve

Eurodeputeti Fredi Beleri është shprehur se procesi i regjistrimit fillestar të pronave në Himarë po zhvillohet në mungesë të plotë transparence dhe në favor të interesave të ndërtuesve të mëdhenj. Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Beleri deklaroi se regjistrimi fillestar i pronave në Himarë vazhdon të mbetet i papërfunduar, pavarësisht premtimeve dhe angazhimeve të përsëritura të qeverisë. Sipas tij, procedurat po menaxhohen përmes kompanive private, të cilat, sipas pretendimeve të tij, rrezikojnë të kthehen në instrumente presioni ndaj qytetarëve dhe pronarëve të ligjshëm. Beleri akuzoi qeverinë se për 13 vite me radhë ka dështuar të zgjidhë problemet e pronësisë, duke i lënë qytetarët të presin pafundësisht për legalizimin dhe regjistrimin e pronave të tyre. Sipas eurodeputetit, eksperiencat e mëparshme në Himarë...