Begaj pret Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria synon mbylljen e grupkapitujve deri në 2027

Begaj pret Presidentin e Këshillit Evropian: Shqipëria synon mbylljen e grupkapitujve deri në 2027

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Gjatë këtij takimi u vlerësua progresi i spikatur i vendit tonë në procesin e negociatave, përfshirë mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare BE–Shqipëri, e cila konfirmoi përmbushjen e kritereve ndërmjetëse për Kapitullin 1 “Themeloret”. Presidenti i Republikës i përcolli bashkëbiseduesit vendosmërinë e Shqipërisë për të plotësuar agjendën dhe objektivat për mbylljen e grupkapitujve brenda vitit 2027. “Reforma në drejtësi, forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përputhja e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dëshmojnë se Shqipëria është një partner i besueshëm dhe vullnetplotë për të qenë pjesë e familjes evropiane”, – u shpreh Kreu i Shtetit. “Zgjerimi...