Begaj pret Ambasadoren e Bregut të Fildishtë, synohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Begaj pret Ambasadoren e Bregut të Fildishtë, synohet forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në një ceremoni zyrtare Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Bregut të Fildishtë, me rezidencë në Romë,  Nogozene Bakayoko, e cila i paraqiti Letrat Kredenciale. Presidenti Begaj i uroi Ambasadores Bakayoko suksese në përmbushjen e misionit të saj diplomatik, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë. Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se ekziston potencial për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, veçanërisht në ekonomi, tregti, bujqësi dhe në kuadër të organizatave shumëpalëshe. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi. Presidenti...