Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të jem avokat i të drejtave të shqiptarëve
Presidenti Bajram Begaj ka nisur sot vizitën në Luginën e Preshevës, ku tha se jetojnë shqiptarë “në trojet e veta, fatkeqësisht jashtë trupit amë”. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se u shpreh se u prit “me flamur e zemrat plot dashuri”, ndërsa zhvilloi takime me kryetarët e komunave, Ardita Sinani dhe Arbër Bajaziti, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Enkel Rexhepi. Në fokus të bisedimeve ishin shqetësimet e shqiptarëve të Luginës, forcimi i bashkimit të faktorit shqiptar dhe projektet që do të ndihmojnë rininë e kësaj treve. Begaj tha se i inkurajoi liderët politikë shqiptarë “të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar”, veçanërisht për mbrojtjen...
Burimi:
vizionplus.tv