Begaj mesazh për protestën: E drejta për t’u shprehur në pajtim me Kushtetutën, vlerë e mbrojtur
Reagimi Bajram Begaj: Kam kënaqësinë e veçantë të jem sot mes jush në këtë përvjetor jubilar, përvjetor që shënon një shekull nga krijimi i Prefekturës së Tiranës, një shtyllë e rëndësishme që ka shoqëruar dhe dëshmuar rritjen e shtetit shqiptar në epoka të ndryshme të historisë sonë moderne. Njëqind vjet histori për një institucion do të thotë një shekull përgjegjësi, përkushtim, sfida të mëdha dhe transformime të thella.Është një rrugëtim gjatë të cilit Shqipëria ka kaluar nga hedhja e themeleve të administratës shtetërore, përmes stuhive të kohërave të trazuara, e deri te konsolidimi i vlerave demokratike dhe rruga e pakthyeshme drejt integrimit europian. Krijimi i Prefekturës së Tiranës në vitin 1926 përkoi me një vullnet të madh kombëtar për modernizimin e vendit dhe forcimin e...
Burimi:
ntv.al