Begaj dhe Rama urojnë 1 Majin, mesazhe për vlerësimin e punës dhe kontributit të qytetarëve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama kanë përcjellë mesazhet e tyre me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë ditë simbolike. Përmes një reagimi publik, Presidenti Begaj ka theksuar rëndësinë e punës së ndershme si themel për zhvillimin e vendit. “Gëzuar 1 Majin për çdonjërin që nëpërmjet punës së tij të ndershme e bën Shqipërinë më të mirë!”, është shprehur ai. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka zgjedhur një mesazh të shkurtër, duke vlerësuar përkushtimin e punëtorëve shqiptarë. “Me zemër e respekt, i uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë”, ka shkruar ai. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve festohet çdo vit më 1 maj në shumë vende të botës dhe lidhet me përpjekjet historike të lëvizjes punëtore...
Burimi:
javanews.al