BE miraton raportin e IBAR në Bruksel, Berisha: Drafti i shkurtit u bë nga lobingjet, në maj nxorën problemet e regjimit të Ramës
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë sot formalisht raportin e IBAR-s për Shqipërinë dhe t’i hapin rrugë Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE në 26 maj. Pak orë para mbledhjes në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp ku tha se raporti “ka pasqyruar me vërtetësi problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës”. Berisha krahasoi raportin e shkurtit të hartuar nga Komisioni Europian, dokument të cilin e quajti të hartuar nga lobingjet, me raportin e miratuar një ditë më parë në COELA. Duke u ndalur te zgjedhjet, Berisha tha se “Zgjedhjet bashkiake, një gjuhë e përgjithshme ekzistonte në shkurt. Në maj kërkohet zbatim në kohë dhe efektiv në prag të zgjedhjeve të të gjitha kërkesave të OSBE/ODIHR. Pra, në...
Burimi:
top-channel.tv