BE jep dritën jeshile për miratimin e IBAR, drafti “në duar” të ambasadorëve, nesër pritet miratimi

BE jep dritën jeshile për miratimin e IBAR, drafti “në duar” të ambasadorëve, nesër pritet miratimi

Foto ilustruese BRUKSEL- Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) për Shqipërinë ka marrë dritën jeshile nga vendet e Bashkimit Europian. Grupi i punës i Këshillit të Bashkimit Europian për zgjerimin, COELA, ka diskutuar draftin e të ashtuquajturit “Qëndrim i Përbashkët i Përkohshëm i BE-së” (EUCP) për Grupin 1 të negociatave me Shqipërinë. Pas kësaj, IBAR do përfshihet në agjendën e mbledhjes së të premtes të ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, grupim i njohur si COREPER. Miratimi i pritshmë në COREPER II i hap rrugë mbajtjes së IGC8 më 26 maj. Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e radhës Ndërqeveritare me Shqipërinë, për të diskutuar rreth mbylljes së kapitujve për integrimin në Bashkimin Europian./ZËRI