BE jep 100 milionë euro për Shqipërinë, fokusi te lëndët e para kritike, mjedisi dhe reformat demokratike
Publikimi i fundit në Fletoren Zyrtare ka zbardhur detajet e një programi të gjerë bashkëpunimi dhe financimi nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë. Me një buxhet total prej 100 milionë eurosh të planifikuar për periudhën 2025-2027, marrëveshja synon të mbështesë sektorin e lëndëve të para kritike (CRM), mbrojtjen e mjedisit, si dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe institucioneve demokratike në vend. Zhvillimi i lëndëve të para kritike dhe tranzicioni i gjelbër Një nga shtyllat kryesore të këtij programi është integrimi i Shqipërisë në zinxhirët industrialë të BE-së për materialet e papërpunuara, të cilat janë thelbësore për tranzicionin e gjelbër. Veprimi parashikon ngritjen e një qendre kërkimore me akses të hapur, standardizimin e të dhënave gjeologjike dhe mbështetjen e inovacioneve teknologjike në sektorin...
Burimi:
javanews.al