“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

Në zgjedhjet e PD për kryetar nuk do të marrin pjesë më shumë se 10 mijë anëtarë, thotë Ervin Salianji në “Repolitix” në Report Tv duke sfiduar në një bast. Madje, ai thotë se në letra do të shfaqet një rritje e fryrë e numrave me 300%. Më tej, Salianji krahasoi dy deklaratat kontradiktore të Berishës lidhur me numrin e kandidatëve dhe ndershmërinë e garës brenda PD. “Nuk do të votojnë më shumë se 10 mijë anëtarë. Në deklaratën e Sali Berishës, nëse herën e kaluar kanë qenë 44 mijë anëtarë, do të jenë 54 mijë. Në realitet nuk ka për të kaluar më shumë se 10 mijë anëtarë. Po e vë bast me ju. Po qe se nuk e kanë rritur në letra me...