Bastet informale, si funksionojnë rrjetet e fshehta të cash-it

Bastet informale, si funksionojnë rrjetet e fshehta të cash-it

Për një 20-vjeçar nga Tirana, bastet nuk nisën si një platformë e rregullt online, por si një rrjet njerëzish, llogarish dhe kreditesh që kalonin nga njëri te tjetri. Në fillim luajti vetë. Më pas nisi ta menaxhonte edhe për të tjerët. Sot, dy vite pas rikthimit të basteve sportive online me ligj, tregu i licencuar ende nuk është hapur plotësisht, ndërsa aktiviteti informal vazhdon të qarkullojë në terren. Për të riun, ajo që në fillim dukej si emocion sportiv, më pas ndryshoi natyrë. “Në fillim është ideja e lekut të shpejt. Pastaj bëhet varësi. Arrin në një pikë kur nuk e sheh më një ndeshje futbolli pa menduar se si mund të fitosh prej saj”, thotë ai. Rrëfen se nuk ka kartë banke, nuk ka...