Bardhi: Ku është kryeministri karton, që fshihet nga Kuvendi edhe për integrimin europian!
Bardhi: Ku është kryeministri karton, që fshihet nga Kuvendi edhe për integrimin europian! Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë llogaridhënieje në Kuvend lidhur me procesin e integrimit europian. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Bardhi deklaroi se raportimi për integrimin është përgjegjësi kushtetuese e Këshillit të Ministrave dhe se në sallë duhej të ishte vetë kryeministri, si përfaqësues i qeverisë. Ai kritikoi gjithashtu mungesën e ministres së Shtetit për negociatat me Bashkimin Europian, duke e cilësuar të papranueshme që një proces i shpallur prioritet strategjik kombëtar të diskutohet pa praninë e drejtuesve përgjegjës. Bardhi e quajti Ramën kryeministër karton, duke thënë se ai paraqitet në Kuvend vetëm për votime dhe shmang përballjen me debatet...
Burimi:
sot.com.al